×
  • Extra
  • Extra

    U tregoi pasaportën në aeroport, punëtorët mbetën të shokuar

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 10:49

    Swami Sivinanda u shfaq në aeroportin e Kalkutës në Indi, mirëpo kur u tregoi pasaportën, kjo  gjë  tronditi menaxhmentin e aeroportit, sepse  sepse aty shkruante që ky indian ka lindur më 8 gusht 1896, që i bie të jetë 123 vjeç, transmeton Reporteri.net.


    Lindur në Behali, Indi, Sivananda u rrit nga një udhëheqës shpirtëror Indian. Ai pretendon se sekreti i jetëgjatësisë së tij është në të vërtetë praktikimi i jogës për vite me radhë, beqarisë dhe konsumimi i ushqimit pa erëza.

    Pasaporta e tij intrigoi menaxhmentin e aeroportit kur u nis për në Britani të Madhe nga India.

    Ata kontrolluan vlefshmërinë e pasaportës së tij dhe morën konfirmim se ai ishte plotësisht i ligjshëm, por më pas konstatuan se ishte shumë e mundur që data e lindjes së këtij njeriu të mos ishte shkruar saktë në dokumentet e tij.

    Sivananda u shpjegoi atyre se si prindërit e tij e braktisën atë menjëherë pas lindjes dhe si u regjistrua vite më vonë. Megjithatë, nëse informacioni i tij është i saktë – do ta bënte atë personin më të vjetër në botë.

    Deri më tani, titullin e ka mbajtur francezja Jean Kalman, e cila ndërroi jetë në  vitin 1997 kur ishte 122 vjeç.

    “Disiplina është një gjë shumë e rëndësishme në jetën e çdo personi. Që kur kam lindur në varfëri, kurrë nuk kam kërkuar shumë në jetën time. Sot, njerëzit janë të pakënaqur, të pashëndetshëm dhe të pasigurtë, gjë që më lëndon shumë”, tha Indiani, duke shtuar se dëshira e tij e madhe është të t’i shohë njerëzit të lumtur.  /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!