×
  • Extra
  • Extra

    Ujku hyn në banjën e një shtëpie në Deçan

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 21:48

    Një ujk në Strellc të Deçanit gjeti strehë në shtëpinë e një familjeje, për pak orë.


    Madje, bisha hyri nga dera e shtëpisë e më pas u ngjit edhe shkallëve.

    Pa e parë e pa e dëgjuar askush, ai gjeti rehatinë në vaskën e banjës.

    Banorët e shtëpisë i treguan Klan Kosovës se të frikësuar dolën jashtë, ndërkohë që e thirrën Hysni Rexhajn për t’i ndihmuar.

    Personi i njohur me nofkën “Mbreti Gjk” arriti ta largojë ujkun nga aty për pak kohë.

    “Unë e di si i tërheqin ata në Evropë, me ndonjë pushkë ose ndonjë vaksinë, ndërsa unë i largoj shumë lehtë dhe në mënyrë natyrale”, tha njeriu që bashkëjeton me kafshët.

    Ujku u mbajt katër ditë në kopshtin “Ujku” bashkë me pesë ujqit e tjerë që Rexhaj posedon, e më pas u lëshua në bjeshkët e Vokshit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!