×
  • Extra
  • Extra

    Ushtari që vdiq dy minuta para se të përfundonte Lufta e Parë Botërore

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 15:59
    New York troops in Corbie, France, celebrate the signing of the Armistice Treaty, Nov. 11, 1918. (AP Photo)

    E gjithë bota po festonte… Pas katër viteve të përgjakshme në të cilat jeta matej me minuta dhe ëndrrat vazhdonin vetëm kur njërës apo tjetrës anë u mbaronte municioni, më në fund paqja ishte në prag. Saktësisht në orën 11:00 të mëngjesit të datës 11/11/1918 Lufta e Parë Botërore më në fund përfundoi. Megjithatë, një njeri nuk  e priti këtë moment, transmeton Reporteri.net

    Ushtari kanadez George Lawrence Price në Luftën e Parë Botërore hyri në vitin 1917 si një njëzet e dy vjeçar, me një dëshirë për të realizuar ëndrrat dhe për të arritur famën. Ai u caktua në çetën “A” nga batalioni i 28-të i Forcave Kanadeze të Ekspeditës dhe u dërgua në Belgjikë, ku së shpejti pa se nuk kishte shumë mundësi për famë dhe ëndrra në llogoret e përgjakshme.

    Muajt kaluan dhe Price filloi të ëndërronte për ditën kur do të kthehej në atdheun e tij. Në llogoret e Frontit Perëndimor ishte deri në nëntor të vitit 1918.

    Për fundin e luftës dhe fitoren e lavdishme, po përshpëritej gjithnjë e më shumë. Megjithatë, njësitë gjermane të stacionuara në Belgjikë nuk u dorëzuan dhe luftimet u zhvilluan me të njëjtën sasi dhune si në të gjitha vitet paraprake.

    George Lawrence Price ishte pjesë e pushtimit të fshatit Avri. Ai dhe patrulla e tij shkuan në një varg shtëpish me qëllim të gjetjes së folesë së mitralozit i kishte qëlluar për ditë të tëra.

    Sipas versionit zyrtar të ngjarjes nga ajo ditë fatale, patrulla  e Price shkoi në një shtëpi ku supozohej se fshiheshin gjermanët, por armiku tashmë ishte larguar. Ekipi vazhdoi në shtëpinë tjetër që ishte po ashtu bosh. Loja  e maces dhe miu vazhdoi … Price dhe shokët e tij shkuan shtëpi më shtëpi dhe ishin gjithmonë tepër vonë për të kapur armikun që ishte larguar në minutën e fundit

    Në një pikë, raporti thotë se Price në kundërshtim me këshillat e bashkluftëtarëve të tij,  doli në rrugë. Snajperisti gjerman po e priste atë. Ai e goditi atë në zonën e zemrës në orën 10 dhe 57 minuta. George Lawrence Price vdiq në orën 10:58.

    Traktati me të cilin përfundoi Lufta e Madhe u nënshkrua vetëm dy minuta më vonë. George Lawrence Price fitoi famën e tij. Ai u bë viktima e fundit e Luftës së Parë Botërore./Reporteri.net

    Related image

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!