×
  • Extra
  • Extra

    Vajza 11 vjeçare poston një foto në rrjetet sociale, shoqja e saj e tmerruar menjëherë lajmëron policinë

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 8:16

    Policia ka njoftuar se një vajzë e mitur e gjetur që është gjetur e varur në shtëpinë e saj ka vendosur të kryejë vetëvrasje pasi ishte dhunuar nga bashkëmoshatarët, por gjithashtu në vendimin për t’i dhënë fund jetës kishte ndikuar edhe varësia e saj nga rrjetet sociale, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Jessica Waters (12) nga Warrington, Angli, u gjet i varur në mesin e lodrave të saj në dhomën e gjumit. Sipas policisë për vdekjen e saj u njoftuan nga shoqja e saj e cila pa që vajza e vdekur kishte postuar një fotografi të këmbëve të saj në rrjetet sociale ku kishte shkruar RIP (pusho në paqe). Pas kësaj, policia së bashku me babanë e saj shkuan në shtëpinë e vajzës ku e gjetën në gjendje të rëndë.

    Edhe pse vajza u transportua shpejt në spital, ajo vdiq dy ditë përpara ditëlindjes së saj të 13-të. Raportohet se ajo vendosi ta privojë veten nga jeta pasi u keqtrajtua nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë, gjë që shkroi edhe në letrën lamtumirëse që la, por edhe nga mesazhet dhe vizatimet që u zbuluan pas vdekjes së saj.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=141490339630896&set=a.104402486673015&type=3

    Gjatë kërkimit të banesës, mesazhe u gjetën edhe në banjë, dhe në disa prej tyre thuhet se janë emrat e personave që e kishin keqtrajtuar.

    Pretendohet se Jessica rastin e parë të dhunës nga bashkëmoshatarët e përjetoi në vitin 2016 kur u kthye me plagë dhe gërvishtje në fytyrë. Megjithatë, ajo në atë kohë nuk tregoi emrin e personit që e kishte dhunuar.

    Vajza jetonte vetëm me babain e saj, i cili e përshkroi atë si një “princeshë të vërtetë”, duke shtuar se nuk ishte në dijeni se ajo ishte në depresion të tillë. Sipas miqve dhe mësuesve të saj, ajo  kujdesej për të atin dhe shtëpinë, gjë që ishte shumë e vështirë për të./Reporteri.net

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=222413628205233&set=a.104402486673015&type=3

    Related image

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!