×
  • Extra
  • Extra

    Vajza 6-vjeçare bie nga kati i 25-të i ndërtesës, ngrihet sikur të mos kishte ndodhur asgjë

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 15:15

    Një vajzë kineze gjashtëvjeçare ra nga kati i 25-të i një ndërtese duke mbijetuar mrekullisht raporton the Sun, transmeton Reporteri.net.


    Përkatësisht, prindërit e lanë vajzën e tyre vetme në apartament, në katin e 25-të të një ndërtese në Kinë, derisa ishte duke fjetur. Kur u zgjua, vajza shkoi për të kërkuar prindërit e saj dhe  aksidentalisht ra nga dritarja.

    Ky moment i tmerrshëm u kap nga kamerat e sigurimit. Megjithatë, kuadrot më të pabesueshme regjistruan nga kamerat që ishin të vendosura në garazh. Video tregon se si vajza fillimisht kalon nëpër çati, pastaj për një kohë qëndron e shtrirë në dysheme, dhe pas kësaj ajo ngrihet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

    Çatia e garazhit, ndoshta, e lehtësoi rënien e vajzës dhe falë asaj ajo mbijetoi. Vajza u transferua menjëherë në një spital në qytetin Chungking. Pas ekzaminimit, mjekët zbuluan se të vetmet lëndime që vajza kishte pësuar kur po binte  nha kati i 25-të ishte një thyerje krahu. /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=wIC845MBPEk

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!