×
  • Extra
  • Extra

    Vajza e vogël duke larë dhëmbët e krokodilit – pamjet që kanë ngjallur reagime të shumta

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 16:14

    Ky është momenti surreal i një vajze të re që lanë dhëmbët e krokodilit ndërsa qëndron pranë saj në banjë.


    Veshur me një kostum të vogël të verdhë, vajza përdor edhe pastë dhëmbësh për të larë dhëmbët e mprehtë të krokodilit. Këto pamje u filmuan në një shtëpi në Tangerang City,që ndodhet në ishullin kryesor të Indonezisë, në Java, transmeton Reporteri.net.

    Ndërsa shumica e prindërve zgjedhin t’i japin fëmijës së tyre një rosë gome për të luajtur me kohën e banjës, familja indoneziane duket se i ka dhënë vajzës një krijesë pak më të rrezikshme – dhe të gjallë për t’i bërë shoqëri. Në videon shokuese shihet e vogla Maharani duke përdorur një furçë dhëmbësh për të pastruar dhëmbët e një krokodili mjaft të madh në banjën e saj. Shtrirë rreth belit të saj, krokodili duket i qetë dhe i pa shqetësuar nga vajza e re.

    Nuk dihet se kush janë prindërit e vajzës apo personat që kanë bërë videon e fëmijës duke luajtur me krokodilin.

    Vajza besohet të jetojë në Tangerang City,  në bregun veriperëndimor të ishullit të Java./reporteri.net

    The girl is believed to live in Tangerang City, near Indonesia's massive capital Jakarta, on the northwest coast of the island of Java

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!