×
  • Extra
  • Extra

    Varri i mbretërve hapet për publikun në Jerusalem

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 22:12

    Varri i mbretërve, një margaritar arkeologjik, 2 mijë vjeçar në zemër të Jeruzalemit, por në pronësinë e Francës, do të rihapet për publikun për të parën herë që nga 2010.


    Varri i erës Romane, me ndarje guri që dikur mbanin Sarkofagët, konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në rajon dhe Konsullata Franceze në Jeruzalem tha se do të hapet të enjten si edhe mëngjeset e të martës dhe të enjtes së javës së ardhshme. Vizitat do të jenë të kufizuara, 15 persona në 45 minuta.

    Sajti që ndodhet në Jeruzalemin Lindore, rreth 700 metra në veri të qytetit të vjetër, është i fshehur pas një muri me një portë metalike të shënjuar nga një flamur Francez, transmeton tch.

    Ai është mbyllur që nga 2010 për shkak të punimeve të rinovimit që kanë kushtuar rreth 1 milionë euro. Hebrenjtë e konsiderojnë varrin një vend të shenjtë të paraardhësve të tyre dhe kërkojnë të drejtën të luten atje.

    Fillimisht mendohej se ai mund të ishte varri i figurave biblike si mbreti David dhe solomon. Ajo teori është përjashtuar por vendi vazhdon të quhet varri i mbretërve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!