×
  • Extra
  • Extra

    Varri misterioz, tash e 200 vite nuk dihet kush është varrosur në të

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 13:06

    Në vitin 1816, sipas legjendave lokale, një çift i panjohur mbërriti me anije në Aleksandri, Virxhinia. Gruaja ishte shumë e sëmurë, mbase me tifo, dhe ajo nuk mbijetoi për të marrë kujdesin e duhur mjekësor në destinacionin e fundit ku po udhëtonin.


    Ajo vdiq vetëm disa javë më pas, në tavernën e Gecbios. Askush nuk bisedoi me të dhe askush nuk e pa fytyrën e saj. Sa herë që dikush e pa atë, ajo ishte e mbuluar me një vello të gjatë të zezë. Burri i saj organizoi shpejt varrimin në varrezat e Shën Palit në këtë qytet, dhe paratë për funeralin u huazuan nga një tregtar lokal Lawrence Hill, raporton gazeta “Mental Floss”, transmeton Reporteri.net

    Duke pasur parasysh të gjitha rrethanat, do të mendonit se ky njeri do të përpiqej të bënte një epitaf të thjeshtë, në mënyrë që guri i varrit të ishte më i lirë dhe më pak i i kushtueshëm. Megjithatë, ai këmbënguli në një tabelë guri mbi të cilën kishte një mesazh të gjatë të gdhendur.

    “Në kujtim të një gruaje të panjohur,vuajtjet e së cilës përfunduan në ditën e 14-të të tetorit të vitit 1816, në vitin e saj të 23-të.Këtë gur e ka ngritur burri i saj i pangushëlluar në duart e të cilit ajo e dha frymën e fundit dhe i cili bëri gjithçka që kishte në dorë të Zotit për të qetësuar erën e ftohtë të vdekjes”.

    Këto fjalë ndjekin vargjet e Aleksandar Pupp dhe poezinë e tij “Elegji në kujtim të një gruaje të pafat” nga 1717, si dhe vargje nga Bibla.

    Burri misterioz i gruas së panjohur u arratis nga qyteti, duke mos paguar mjekun, hotelin, as koston e funeralit. Paratë  e pakta që la – ishin të falsifikuara. Ai u largua pa gjurmë, duke marrë me vete përgjithmonë edhe sekretin për identitetin e gruas së tij.

    Megjithatë, thashethemet qarkullojnë …

    Shtatëdhjetë vjet pas vdekjes së saj, gazeta “Lawrence” botoi disa teori rreth asaj se kush është kjo grua misterioze.

    Më popullorja është ajo se bëhet fjalë për Theodosius Ber Alston, e bija e Aaron Bair, nënkryetari i tretë i Shteteve të Bashkuara. Alston u zhduk në det në 1812, por teoritë e komplotit spekulojnë se ajo kishte inskenuar  zhdukjen në mënyrë që të shpëtonte nga një martesë ku nuk kishte dashuri.

    Ekziston edhe një teori se është një grua me emrin Blanhes Fordan, të cilën burri i saj në të vërtetë e hipnotizoi dhe kështu e detyroi të shkonte me të edhe pse e donte tjetrin.

    Megjithatë, teoria më interesante është se gruaja ishte në të vërtetë një burrë. Më saktësisht, ka të bëjë me Napoleon Bonapartin i cili u vesh si grua dhe kështu u përpoqën të shpëtonte nga egzili.

    Nëse dëshironi të gjeni përgjigjen e saktë, do të mbeteni të zhgënjyer –  pasi ajo ende nuk ekziston. Gruaja misterioze mbetet mister edhe për më shumë se 200 vjet pas vdekjes së saj, dhe varri i saj është bërë një atraksion turistik. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!