×
  • Extra
  • Extra

    Vazhdojnë reshjet e shiut e breshrit, kosovarët në hall se pse forma e tij është si e coronavirusit

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 16:33

    Mbrëmjen e së martës në Kosovë pati reshje të konsiderueshme të shiut, të shoqëruara me breshër e rrufe. Si pasojë e tyre, ka pasur edhe dëme materiale.


    Mirëpo, për të mos mjaftuar reshjet po vazhdojnë edhe sot derisa në shumë fshatra po shoqërohen edhe me breshër.

    Mirëpo ajo që po i shqetëson disa kosovarë, është se pse forma e tij është në formë të koronavirusit, shkruan Reporteri.

    Disa foto të tilla janë postuar pak çaste më parë nga Sallagrazhda e Suharekës, ku ka rënë një sasi e konsiderueshme e breshërit, e që në pamje të parë kokrrat e tij ngjajnë në atë të virusit korona.

    Foto të tilla qarkulluan edhe mbrëmë në rrjetet sociale. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!