×
  • Extra
  • Extra

    Vdes “Burri Marlboro”, imazhi i reklamave që kurrë nuk tymosi duhan

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 13:39

    Robert Norris, i njohur si origjinal ‘Marlboro Man’ i përdorur në reklama për markën e cigareve, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.


    Norris ndërroi jetë në fermën e tij në Colorado Springs, Kolorado, të dielën, njofton Klan Kosova.

    Ai la dy djemtë dhe dy vajzat e tij, 13 nipër dhe mbesa, si dhe 18 stërnipër e stërmbesa.

    Për 12 vjet, Norris ishte në tabelat dhe revistat si Marlboro Man, një burrë i veshur me kapelë kauboji në terrene të egra – me një cigare që e mbante në gojë ose në dorë.

    Por, pavarësisht se ai ishte imazh i brendit të cigares për më shumë se një dekadë, Norris kurrë nuk piu duhan dhe ai përfundimisht u largua nga fushata reklamuese kur ndjeu se ai nuk po jepte një shembull të mirë për fëmijët e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!