Presidenti i Turkmenistanit i ka bërë një statujë gjigante ari racës së preferuar të qenit për t’i dhënë nderimet më të larta.
Gurbanguly Berdymukhademov zbuloi statujën 6 metërshe të qenit Alabay në kryeqytetin e vendit, Ashgabat.
Alabay-i është varietet turkmen i qenit çoban nga Azia Qendrore dhe listohet në trashëgiminë kulturore kombëtare të vendit, shkruan BBC.
Kjo nuk është hera e parë që ky lloj qeni nderohet nga presidenti – vitin e kaluar ai i kushtoi një libër atij.
Pavarësisht grandiozitetit të statujës, shumica e popullsisë së Turkmenistanit vazhdon të jetojë në varfëri. Ky vend renditet si më së paku i liri në botë nga organizata e lirisë së shtypit RSF- duke qenë madje edhe prapa Koresë së Veriut.