×
  • Extra
  • Extra

    Vendi i vetëm në botë që s’ka mushkonja

    Reporteri
    20 Shtator 2022 | 18:43

    Kruarje dhe bezdi. Këto janë disa nga pasojat e të jetuarit me mushkonja, sidomos gjatë verës.

    Por, ekziston një vend në botë që nuk e ka këtë problem dhe ky vend është Islanda. Arsyeja kryesore për mungesën e mushkonjave në territorin e këtij shteti është klima islandeze. Gjatë dimrit, temperatura mesatare është zakonisht 1-2 gradë Celsius, ndërsa në verë rritet në rreth 12 gradë Celsius.

    Megjithatë, nuk është kjo e vetmja arsye.

    Arsyet e tjera pse mushkonjat nuk mund të ambientohen në Islandë lidhen me fazën riprodhuese dhe me ujin. Riprodhimi i këtyre insekteve ndodh gjithmonë në mjedise me lagështi, ku uji duhet të jetë i ndenjur dhe ku ka zona me hije dhe bimësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!