×
  • Extra
  • Extra

    Vendi i vetëm në ish-Jugosllavi që kishte vizituar Hitleri, pamjet që u larguan nga interneti

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 12:39

    Rrallë potencohet se ekziston një qytet në ish Jugosllavi që Adolf Hitleri e vizitoi menjëherë pas okupimit.


    Pas fillimit të luftës, shfaqjet publike të Hitlerit u bënë gjithnjë e më pak të zakonshme. Diktatori gjerman kaloi pjesën më të madhe të kohës duke diskutuar për strategjitë ushtarake dhe për këtë arsye ai kryesisht qëndronte në selinë e tij.

    Nëse dilte për vizitë, kjo bëhej kryesisht në baza ushtarake, ndërkohë që shfaqjet publike para masave në rrugë, pikërisht ato që kontribuuan në popullaritetin e tij të jashtëzakonshëm disa vjet më parë, u bënë mjaft të rralla, transmeton Reporteri.net.

    Një “lloj” i veçantë i vizitave të Hitlerit ishin udhëtimet e shkurtra dhe të panjoftuara në territoret e pushtuara rishtazi, ku, me sa duket spontanisht, ai u shfaqej në rrugët e një qyteti që pothuajse ishte pushtuar. Të tilla ishin vizitat e tij në vitet 1940 në Belgjikë, si dhe turneu i Parisit, që kishte shumë domethënie për të si artist i papërmbushur.

    Vizita në Slloveni u klasifikua e atij lloji edhe edhe pse arsyeja për të cilën Hitleri zgjodhi këtë vend nga e gjithë Jugosllavia nuk do të jetë kurrë e qartë. Kështu, Maribori qyteti i dytë më i madh në Slloveni u bë vendi i vetëm në ish-Jugosllavi që u vizitua nga Hitleri.

    Nga kjo vizitë e Hitlerit në Maribor ekzistojnë shumë pak pamje në internet, pasi disa video ishin larguar. Megjithatë, kohëve të fundit janë shpërndarë disa pamje nga koha kur mediat gjermane raportonin për këtë ngjarje. /Reporteri.net

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!