×
  • Extra
  • Extra

    Vendim i qeverisë: Në varrimet e të vdekurve guxojnë të marrin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 9:36

    Qeveria e Kosovës ka publikuar vendimin që ka marrë mbrëmë ku ndalon lëvizjen e qytetarëve në orare të caktuara, dhe ndalime të tjera për parandalim të përhapjes së coronavirusit. Me këtë ndalim janë ndaluar edhe ceremonitë e varrimeve.


    Me pikën 4 të vendimit, qeveria ndër të tjera, ka ndaluar tubim të njerëzve në ceremonitë mortore. Aty thuhet se në varrime kanë të drejtë të marrin pjesë vetëm familjarët e ngushtë të të vdekurit dhe personat që kryejnë shërbimin e varrimit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ndalohen tubimet në të gjitha mjediset — private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura — përveç kur është e domosdoshme për të kryer detyrat e punës për parandalim dhe luftim të pandemisë, si dhe ku lejohet distanca dy metra me të tjerët. Në rast të vdekjeve, në varrim mund të marrin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes së të vdekurit dhe personat që kryejnë shërbimin e varrimit”, thuhet në pikën 4 të vendimit të qeverisë Kurti, vendim i cili u cilësua si antikushtetues nga presidenti Hashim Thaçi.

    Ky vendim i qeverisë ua ndalon qytetarëve edhe lëvizjen në rrugë, nga oraret 10:00-16:00 dhe 20:00 – 06:00. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!