Dy burra janë filmuar teksa marrin veprën e Banksyt nga një rrugë në jug të Londrës, në më pak se një orë pasi që u konfirmua si vepër origjinale e artistit, Banksy.
Vepra e cila paraqet tre aeroplanë në një shenjë të komunikacionit të ndalimit në Peckhamm, është konfirmuar në Instagram se është e realizuar prej Banksyt. Dy burra janë filmuar teksa marrin veprën e Banksyt nga një rrugë në jug të Londrës, në më pak se një orë pasi që u konfirmua si vepër origjinale e artistit. Vetë artisti e kishte konfirmuar autorësinë – një shenjë trafiku ndalimi, me tre aeroplanë në të, e thënë se ishte referencë për fluturake të ushtrisë – në një postim në rrjetet sociale, të premten në mesditë.
Dëshmitarët mund të dëgjohen duke thënë “oh Zot” në sfond teksa njëri nga burrat merr shenjën e ndalimit dhe ikën. Dëgjohet dhe zëri i një gruaje që thotë: “Më bezdis shumë kjo”.
Banksy do të lëshojë certifikata autenticiteti për veprat e artit që nuk konsiderohen të vjedhura ose të marra në mënyrë të parregullt nga individë, përmes ekipit të “Pest Control”, kontrollit të dëmtuesve të artit, i cili merret me vërtetimin e autenticitetit të veprave.
Someone stole a Banksy piece less than an hour after he put it up pic.twitter.com/PUPsFQvpYu
— Dexerto (@Dexerto) December 22, 2023