×
  • Extra
  • Extra

    Vetëm 36% e njerëzve e zgjidhin këtë problem. Po ju?

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 13:57

    Një test logjik për një mace në kapelë ka hutuar shumë njerëz ku nga një sondazh, është zbuluar se vetëm 36% e njerëzve mund të gjenin përgjigjen e duhur.


    Problema është kështu: Ka tre kapele, secila me një shënim poshtë.

    Kapela e parë: Macja është në këtë kapelë.

    Kapela e dytë:  Macja nuk është në këtë kapelë.

    Kapela e tretë: Macja nuk është në kapelën e parë.

    Por, vetëm një prej këtyre shënimeve është i vërtetë. Vetëm një kapelë ka një mace. Cila?

    Opsionet e përgjigjes janë: 1) Kapela e parë, 2) Kapela e dytë, 3) Kapela e tretë, 4) Asnjëra nga kapelet; ose 5) Nuk ka informacion të mjaftueshëm.

    Pra, cila është përgjigjja e saktë?

    Atëherë… së pari, duhet të konsideroni logjikisht secilin rast, duke supozuar se macja është në secilën kapelë, pastaj të shihni nëse secila deklaratë vlen për atë rast. Nëse përfundoni me një shënim të vërtetë dhe dy shënime të rreme, keni zgjedhjen e duhur.

    Le të supozojmë se macja është në kapelën e parë. Shënimi është i vërtetë me këtë skenar. Por nëse macja është në kapelën e parë, macja nuk do të ishte në kapelën e dytë, duke e bërë dhe shënimin e dytë të vërtetë. Kjo do të thotë që macja nuk është në kapelën e parë sepse nëse do të ishte, dy pohime do të ishin të vërteta dhe kjo qartë nuk i plotëson kushtet e problemit.

    Po sikur të supozojmë se macja është në kapelën e tretë? Shënimi në kapelën e tretë atëherë do të ishte i vërtetë, ndërsa shënimi i kapelës së parë do të ishte fals. Deri më tani kemi vetëm një shënim të vërtetë. Por çështja vjen kur merret parasysh dhe shënimi në kapelën e dytë: Macja nuk është në kapelën e dytë. Kjo do të ishte gjithashtu e vërtetë, duke supozuar se macja ishte në kapelën e tretë. Me dy shënime të vërteta, kjo nuk është përgjigja e duhur.

    Nëse deri tani nuk e gjetët, këtu keni përgjigjen: Macja është në kapelën e dytë dhe ja pse:

    Duke supozuar se macja është në kapelën e dytë, pohimi që korrespondon me atë kapelë është i rremë. Përveç kësaj, shënimi i parë është gjithashtu i gabuar, pasi macja është në kapelën e dytë dhe jo të parën. Shënimi i vërtetë atëherë është shënimi në kapelën e tretë “Macja nuk është në kapelën e parë.” Kjo përgjigje plotëson kushtet e problemit, duke e vendosur macen në kapelën e dytë me deklaratën e saktë që është ajo e kapelës së tretë.

    Kjo problemë shpjegohet më mirë me videon pasi është shumë komplekse dhe kërkon logjikë pasi shumë njerëz hasin probleme në zgjidhjen duke supozuar se macja duhet të jetë në një kapelë ku shënimi është i vërtetë. Por, nuk është kështu, si duket.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!