×
  • Extra
  • Extra

    Vetëm një pyetje, miliarderi jep 1 milion dollarë për atë që gjen përgjigjen

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 21:16

    Një miliarder nga Las Vegas, do iu dhurojë çmimin marramendës prej 1 milionë dollarësh nëse ju i përgjigjeni saktë vetëm një pyetjeje.


    75-vjeçari Robert Bigelow njoftoi se ka hapur një konkurs ese për shkencëtarët që kanë një përvojë në fushën e neurologjisë dhe psikologjisë.

    Eseja duhet të ketë 25000 fjalë dhe duhet të argumentojë nëse ekzistenca e një shpirti vazhdon pasi trupi i njeriut vdes.

    Një panel akademikësh dhe shkencëtarësh mjekësorë që do të gjykojnë tezat dhe fituesi do të shpallet më 1 nëntor 2021.

    Sipërmarrja e tij e fundit është frymëzuar nga vdekja e gruas së tij prej 55 vjetësh, Diane Mona Bigelow, në shkurt të vitit 2020.

    Megjithatë, miliarderi rrëfen se ka qenë i magjepsur me përvojat paranormale dhe jashtëtokësorët që nga fëmijëria, për shkak të disa historive personale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!