×
  • Extra
  • Extra

    Video e tragjedisë: Të rinjtë shfrenoheshin në rrugë me shpejtësi marramendëse, vrasin nënën e 5 fëmijëve

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 9:44

    Dy të rinj janë dënuan me 23 vite burgim pasi derisa po vozisnin me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe qytetin britanik Wigan shkaktuan një aksident automobilistik , në të cilin vdiq një nënë e pesë fëmijëve, ndërsa burri i saj dhe dy vajzat mbetën të lënduar, transmeton Reporteri.net.


    Joseph Paunal, 27 vjeç, ndoqi 21-vjeçarin Louis Fisher me automjetin e tij, duke vozitur 110 km në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte deri në 50 km në orë. Në një moment, Paunal goditi një “Polo” me Mercedesin e tij, ku ndodhej 35 vjeçarja Joan Collind, burri i saj dhe dy fëmijët e tyre, duke shkaktuar një aksident fatal.

    Joan ndërroi jetë në spital për shkak të lëndimeve të mëdha që mori, burri i saj pësoi thyerje në gjoks, brinjë dhe krah, ndërsa dy vajzat e tyre gjithashtu mbetën me lëndime.

    Paunal u dënua me 12 vjet burg, ndërsa Fisher u dënua me 11 vjet burg./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!