Helena dhe Vitali Balabanov nga qyteti rus Strunino ishin në shtëpinë e tyre me vajzën trevjeçare, Ksenia dhe vajzën tjetër 11-muajshe Evgenij, kur filluan të nuhasin një aromë – apartamenti në fqinjësi po digjej.
Gruaja që jetonte në atë apartament arriti të shpëtojë, por Vitali nuk mundi të bënte të njëjtën gjë me familjen e tij sepse shkallët ishin plot me tym.
Ai e dinte se duhej të reagonte menjëherë. E vetmja mënyrë ishte t’i hidhje gruan dhe vajzën nga ballkoni i katit të pestë, duke i çuar drejtpërdrejt në vdekje, transmeton Reporteri.net.
Pastaj Vitali doli me idenë e hedhjes së një qilimi atje dhe u kërkoi njerëzve që t’i kapnin at0. Kjo sigurisht nuk ishte një përvojë e këndshme, por ishte i vetmi shans për jetë.
Për fat të mirë, të gjithë anëtarët e familjes mbijetuan, vetëm Vitali mori lëndime në shtyllën kurrizore. /Reporteri.net
Shihni se si dukej ky shpëtim: