“Vikend në Prishtinë, çmimi 10 euro” – nisin talljet me Shpend Ahmetin

Tashmë kanë filluar talljet me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi propozoi vendosjen e një takse për qytetarët e komunave tjera, të cilët dëshirojnë të hyjnë në Prishtinë.


Faqja prishtinase “Vrojtuesit e Lagjes”, kanë realizuar një fotomontazh, duke e vendosur fytyrën Shpend Ahmetit, në bustin e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili është i vendosur në Prishtinë.

Në këtë fotomontazhë, me tallje është vendosur edhe ndalesa “stop”.

Sipas deklaratave të zyrtarëve të komunës, hyrja në kryeqytet pritet të kushtojë 10 euro.

E pas këtij paralajmërimi, nëpër rrjete sociale, kanë nisur talljet me të parin e kryeqytetit.

“Vikend fantastik në Prishtinë, çmimi 10 euro/person”, është në ofertë që po qarkullon nëpër rrjete sociale, e që ngjan me ofertat e agjencive turistike për vizita jashtë Kosovës.