Virologia kineze: OBSH bashkëpunon me Kinën, Covid-19 u krijua në laborator

Virologia kineze, Li-Meng Yan, fajëson Kinën për pandeminë globale. Sipas saj, Qeveria e Pekinit ka gënjyer për entitetin real të Sars-Cov-2.


“Askush nuk po thotë të vërtetën: OBSH bashkëpunon gjithashtu me Partinë Komuniste Kineze”, tha ajo duke shtuar se “nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të lëshuar nga një laborator”.

Ajo premtoi se do të zbulojë provat që konfirmojnë teorinë e saj: “Së shpejti unë do të botoj një raport tjetër, përveç atij që kam publikuar. Ai do të përmbajë shumë detaje specifike se si u zhvillua virusi dhe kush kishte në posedim substancat e përdorura. Në atë moment të gjithë do të mund të shohin se kam të drejtë”, deklaroi ajo.

Mjekja e quan pandeminë një katastrofë historike që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë.

Duke folur për mediat italiane, ajo tregoi se kolegë të saj i thanë që të mbylle gojën dhe të fshehë të vërtetën.

“Tregu i Wuhan është vetëm një justifikim, nuk ka asnjë lidhje me përhapjen e virusit”, theksoi Yan.