×
  • Extra
  • Extra

    Viti shkollor nis keq: Nxënësja kafshon mësuesen, e bën për spital

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 12:11

    Viti shkollor filloi keq në Gjermani me një incident ku u përfshi një vajzë 7-vjeçare.


    Në një shkollë fillore në Rostock, Gjermani, një vajzë,  sulmoi mësuesen vetëm disa ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor, transmeton Reporteri.net.

    Mediat raportojnë se ajo shkelmoi mësuesen dhe filloi ta godasë me këmbë e duar. Madje raportohet se nxënësja edhe e ka kafshuar, për çka mësuesja përfundoi në spital.

    Shkaqet e sulmit ende nuk dihen.

    Meqenëse, mësuesja nuk dinte çfarë të bënte në situatën në të cilën ndodhej, ajo thirri policinë. Rojet, të cilët mbërritën shpejt, arritën të qetësojnë situatën.

    Vajza u dërgua në spital për ekzaminim, dhe veprime të mëtejshme do të merren me koordinim me institucionin e kujdesit për fëmijët.

    Policia po heton shkaqet e sulmit të pazakontë. Gjithashtu filloi një procedurë për të përjashtuar vajzën nga klasa, dhe pjesa tjetër e studentëve iu nënshtruan masave të veçanta pedagogjike.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!