Bodybuilderi britanik  Grimsby Max Bernet, është hakmarrë ndaj hajdutit i cili e ka plaçkitur atë duke postuar foto të tij në mediat sociale, ndërsa  shihet i shtrirë në beton dhe i mbuluar në gjak.


Bernet deklaron se burri e ka plaçkitur dy herë para se t’ia tregonte vendin.

Fotografitë dramatike që vërshuan rrjetet sociale tregojnë hajdutin e shtrirë në trotuar pa këpucë, dhe i mbuluar në gjak, transmeton Reporteri.net.

Reklamë

“Asnjëherë mos e sfidoni fatin dy herë” shkroi  Max përbri fotografive  duke siguruar përdoruesit në Instagram dhe Twitter se ai nuk ishte rrahur, por thjesht hajduti pësoi një aksident duke u rrëzuar nga biçikleta e tij.

“Kur njoftova dy javë më parë se dikush kishte vjedhur makinën time, sot ai u kthye dhe më grabiti përsëri. Por unë e kapa kur u përpoq të merrte paratë”,  shtoi bodybuilderi.

Derisa një fotografi shihet hajduti i  përgjakur, një tjetër foto e postuar nga mediat sociale tregon makinën e thyer.

Ai gjithashtu publikoi edhe shiringë për të cilën pretendon se ra nga xhepi i grabitësit kur u rrëzua nga biçikleta./Reporteri.net

Reklamë