×
  • Extra
  • Extra

    Vjosa Osmani po vishet tek dizajneri i famshëm Valdrin Sahiti

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 13:41

    Si të gjithë figurat e njohura në vendin tonë, edhe kryeparlamentaria e Kosovës, Vjosa Osmani vishet me stil nga dizajneri i njohur kosovar Valdrin Sahiti.


    Me rastin e festës së 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Osmani garderoben e saj për këtë ditë të madhe e ka bërë tek dizajneri i famshëm, Valdrin Sahiti, shkruan Reporteri.net.

    Motra, e Osmanit, Blinera, ka publikuar një fotografi të Vjosa Osmanit nga Parlamenti i Kosovës ku gjendet edhe emri i Valdrin Sahitit, njeriut që dizajnoi garderoben e kryeparlamentares.

    Kujtojmë se Sahiti është i njohur edhe ndërkombëtarisht, pasi së fundi ai dizajnoi fustanin e këngëtares, Beyonce.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!