×
  • Extra
  • Extra

    Vlera e Bitcoin rritet sërish

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 16:20

    Parave virtuale Bitcoin u është rritur përsëri vlera. Çmimet e Bitcoin u rritën për 15% sot dhe për shumë pak kohë shkuan në nivelin mbi 5 mijë dollarë, për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar, raporton CNN.


    Nigel Green, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Grupit deVere, tha në sot se “me sa duket vlera e Bitcoin është kthyer.”

    “Ky kërcim dramatik ka të ngjarë të tërheqë shumë investitorë që dikur janë tërhequr”, duke përfshirë edhe institucionet e mëdha.

    Sipas analistit të tregut kryesor me TF Global Marketes LTD, Naeem Aslam kjo gjë nuk është e çuditshme.

    “Bitcoin është një lloj bishe që ka aftësinë për të fituar më shumë se 20% fitim në baza ditore dhe këtë gjë e kemi parë në fund të vitit të 2017 para se çmimi t’i binte”, shkroi Aslam.

    Ai shtoi se paraja virtuale “do të tërheqë shumë investitorë që janë duke pritur për këtë moment”.

    Kurse, analisti tjetër, Lukman Otunuga tha se ende nuk dihen arsyet e rritjes së cmimit të Bitcoin, por sipas tij nuk është ndonjë gjë e papritur, raporton CNN.

    “Rritja e vlerës së Bitcoin nuk është ndonjë gjë e papritur dhe e rë në botën e kriptovalutës, por arsyeja e rritjes së tij të shpejtë mbetet një mister”, tha ai duke shtuar se “Demat mund të kthehen ende në qytet”, duke aluduar në Bitcoin.

    Vlera e Bitcoin kishte rënë gradualisht gjatë vitit që e lamë pas, pasi humbën mbi 480 miliardë dollarë në vlerë.

    Bitcoin është kriptovaluta e parë dhe sistem global i pagesave. Është monedha e parë virtuale e decentralizuar, pasi që sistemi i saj funksionon pa ndonjë bankë qendrore apo administrator të vetëm.

    Bitcoin u mundëson përdoruesve të kryejnë transaksione pa ndonjë ndërmjetësues, ndërsa transaksionet verifikohen nga nyjat e rrjetit përmes përdorimit të kriptografisë, dhe pastaj regjistrohen në një sistem publik të quajtur Blockchain.

    Bitcoin është krijuar nga Satoshi Nakamoto – identiteti i të cilit ende nuk dihet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!