×
  • Extra
  • Extra

    Vrasja më brutale për të cilën keni lexuar kohëve të fundit

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 18:35

    Jamie Osuna, 31 vjeç, i cili po vuante dënimin me burg të përjetshëm për një vrasje në Kaliforni, vrau brutalisht shokun e tij të qelisë, Luis Romero, 44 ​​vjeç, duke i prerë kokën.


    Prokurori i Distriktit të Qarkut në Bruklin, Phil Esbenstein, tha se Osuna ishte akuzuar pasi e kishte masakruar shokun e tij të dhomës me një objekt të mprehtë, transmeton Reporteri.net.

    Mediat lokale pretendojnë se ai i kishte prerë gishtin dhe i kishte nxjerrë një pjesë të  mushkërive para se t’ia hiqte edhe kokën. Esbenstein pohon se viktima ishte i “vetëdijshëm për një pjesë të mirë  kohës”. “Ky është rasti më i keq që kam parë në lidhje me vrasjet e tilla”, tha prokurori.

    Osuna u deklarua i pafajshëm kur u paraqit në gjykatë të enjten e kaluar. Ai akuzohet për një vrasje veçanërisht të neveritshme dhe mizore në të cilën nuk ka treguar aspak mëshirë, për çka mund të dënohet me vdekje. Osuna akuzohet gjithashtu për torturë dhe posedim të armëve.

    Rojet e burgjeve e gjetën Romerin të vdekur në qelinë e tij më 9 mars dhe një raport i autopsisë mbi trupin e tij, i publikuar të premten, pohon se kishte vdekur nga “plagë të shumëfishta” dhe se trupi i tij ishte gjymtuar.

    Osuna u dënua me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirimi në vitin 2017, pasi u deklarua fajtor për vrasjen e Ivet Pen (37) në një motel në vitin 2011./reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!