×
  • Extra
  • Extra

    Vrau dhe hëngri tre njerëz, publikohen dëshmitë rrëqethëse rreth kanibalit që hante edhe qen e mace

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 8:09

    Një burrë i arrestuar në Rusinë veriore është akuzuar për kanibalizëm, pasi u identifikuan tri viktima të ngrëna pjesërisht, së bashku me mbetjet e maceve, qenve dhe kafshëve më të vogla.


    Sipas BBC, 51-vjeçari dyshohet se ka ngrënë kafshët, si dhe tre burrat, të cilëve u kishte dhënë alkool.

    Kur viktimat tentuan të largoheshin, ai dyshohet se i goditi me thikë dhe i copëtoi.

    Siç bëhet e ditur tutje, kockat u gjetën në çanta të hedhura në një liqen dhe lum pranë qytetit të Arkhangelsk.

    Komiteti Hetues i Rusisë (SK) lëshoi një deklaratë në lidhje me të dyshuarin (në rusisht) dhe lëshoi një videoklip të tij nën arrest – ku duket se tregon njërën nga skenat e krimit rural.

    Ai raportohet të jetë mirë me shëndet mendor. Megjithatë ai tashmë kishte një precedent penal, por SK – versioni i FBI i Rusisë – nuk e ka emëruar atë.

    Vrasjet dyshohet se ndodhën në vitet 2016-2017, por SK thotë se u desh shumë kohë për të identifikuar viktimat.

    Dy nuk kishin të afërm, ndërsa i treti besohej se ishte transferuar në një qytet tjetër në kërkim të punës. Pjesët e trupit të gjetur nuk ishin të identifikueshëm pa teste mjeko-ligjore.

    Deklarata e SK thotë se “përveç kanibalizmit, i akuzuari rregullisht vriste dhe hante mace, qen dhe kafshë të tjera të vogla dhe zogj, eshtrat e të cilëve u gjetën në çanta të përziera me kocka njerëzore”.

    I dyshuari raportohet se ishte zhvendosur në banesën e viktimës, për të cilin ai pretendonte se kishte shkuar për të kërkuar punë në një qytet tjetër. Ai u tha prindërve të burrit se para se të iknin burri kishte pranuar ta linte të kujdeset për banesën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!