×
  • Extra
  • Extra

    Vuçiq u maskua si grua për hyrë në Kosovë – plasin shakatë në rrjetet sociale

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 14:39

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka bërë kërkesë gjatë vikendit për të vizituar Kosovën. Por, autoritetet kosovare ia kanë refuzuar këtë kërkesë.


    E pas refuzimit të kërkesës së tij, kanë filluar shakatë me presidentin serb.

    Në rrjete sociale po qarkullon një foto e një gruaje të ulur në autobus, e që i ngjason Vuçiqit.

    “Vuçiq maskohet si grua për t’u futur në Kosovë pa leje ??”, është mbishkrimi i kësaj fotoje.

    Nuk dihet nëse gruaja ngjason vërtetë me Vuçiqin apo është përdorur fotoshop.

    Ndryshe, Ministria e Jashtme e Kosovës e kishte konfirmuar kërkesën e zyrës së presidentit serb, por kishte thënë se nuk do t’ja japë lejen për të vizituar Republikën e Kosovës.

    Bashkë me Vuçiç, pritej që në Kosovë të mbërrinte edhe ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin, ish-shefi i zyrës për Kosovën Marku Gjuric dhe shefi aktual i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!