×
  • Extra
  • Extra

    Vushtrriasit: Ne e çelim fytin me çaj

    Reporteri
    21 Shkurt 2020 | 13:06

    Çaji i rusit në gotat me pika të kuqe tashmë është bërë traditë në Komunën e Vushtrrisë.


    Në rrugicat e ngushta, në rrugën me kalldrëm, te parku, te Komuna e në shumë lokacione të tjera, ndodhen çajtore të mbushura plot me njerëz.

    Banorët e kësaj ane thonë se edhe shoqëria me të tjerët e bën më të këndshëm çajin që konsumohet.

    E kur vjen pasditja, përveç bisedave të ndryshme, ata thonë se preferojnë edhe lojën me gurë.

    Kjo sigurisht bëhet duke pirë çaj, që tashmë karakterizon banorët e Vushtrrisë.

    Shërbimi me çaj fillon ende pa zbardhur dita. E ai që e hap çajtoren në orën 4:30 të mëngjesit është Nebih Gërxhaliu.

    Ai thotë se ka më shumë se 14 vjet që ofron çaj dhe jo vetëm për banorët e Vushtrrisë.

    Sipas Gërxhaliut, çajtorja e tij frekuentohet nga të gjithë, përfshirë edhe zyrtarë të lartë.

    Sipas Nebihut, Komuna e Vushtrrisë ka një traditë më të veçantë me çaj në krahasim me komunat e tjera.

    E çajtoren e tij ai e mban të hapur deri në orën 23:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!