×
  • Extra
  • Extra

    Xhubleta, veshja 4000 vjeçare rrezikon zhdukjen

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 22:36

    Koleksionistë dhe specialistë të trashëgimisë kulturore pranojnë rrezikun e zhdukjes së xhubletës, artefaktit 4 mijë vjeçar.


    Ekspertja ndërkombëtare e UNESCO-s për Shqipërinë Meri Kumbe, thotë se ëorkshopi “Mbrojtja edhe Trashëgimia Kulturore Jomateriale dhe inventarizimi i saj me bazë komunitetin” është hapi i parë për regjistrimin në UNESCO.

    Xhubleta artefakti i rrallë i trashëgimisë tonë materiale, daton mbi 4mijë vjet më parë. Studiues dhe koleksionistë e vlerësojnë si mbretëresha e kostumeve popullore shqiptare.

    Ky kostum rrezikon zhdukjen, sipas koleksionistes Luljeta Dano, pasi ka pushuar se prodhuari në fund të viteve ‘50.

    Duket pak paradoksale, por si hulumtuese e xhubletës, e cila prej 15 vitesh ka shkelur thuajse në zonat ku xhubleta është prodhuar dhe mbartur si veshje, ajo fakton se edhe në ditët tona xhubleta vazhdon të vishet në ceremoni të veçanta jo vetëm në Malësinë e Madhe, transmeton abcnews.al.

    Në vitrinën e Muzeut Historik Kombëtar kjo është një xhubletë mbi 150 vjeçare, ku na shpjegon veçantinë e saj.

    Meri Kumbe, ekspertja ndërkombëtare e UNESCO-s për Shqipërinë, pranon se xhubleta dhe disa dukuri të tjera të trashëgimisë kulturore rrezikojnë zhdukjen.

    Kumbe thotë se qëllimi i ëork shop “Mbrojtja edhe Trashëgimia Kulturore Jomateriale dhe inventarizimi i saj me bazë komunitetin” është hapi i parë për regjistrimin në UNESCO.

    Xhubleta është veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, mbi lumin Drin, në Dukagjin, Nikaj-Mërturi e Rugova, Malësi e Madhe dhe shqiptare të Malit të Zi. Në zonën e nën Shkodrës e deri në Breg të Matës ku malsorët e Malsisë së Madhe ranë. Xhubleta është një fund në trajtë këmbanë, që vjen i valëzuar përfundi, sidomos në pjesen e mbrapme.

    Megjithëse flitet shpesh për xhubletën ende nuk janë të qartë as studiuesit, nëse ky kostum unik i përket Muzeut, apo duhet të jetë e regjistruar në UNESCO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!