×
  • Extra
  • Extra

    Youtuberi më i paguar në histori premton t’i dhurojë 26 Tesla

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 22:40

    MrBeast, krijuesi më i famshëm i videove në Youtube, ka njoftuar se do të japë 26 vetura Tesla për ndjekësit e tij për ditëlindjen e 26-të të tij.

    Ai ka treguar edhe mënyrën se si mund t’i fitojnë këto vetura.

    “Po e festoj ditëlindjen e 26, kështu që do të dhuroj 26 Tesla për ndjekësit e mi! Pëlqejeni këtë postim dhe bëni tag dy miq në komente për të marrë pjesë. Më ndiqni kështu që t’ju dërgoj mesazhin nëse e fitoni një Tesla. Fituesit do të shpallen në shtatë ditë. Shpërndaje këtë në faqen tënde dhe ndihmo miqtë të fitojnë një Tesla”, ka shkruar ai në Instagram.

    Megjithatë, ai ka shpërndarë bashkë me mesazhin një listë të gjatë me kriteret për t’u përmbushur.

    MrBeast e ka filluar karrierën në Youtube në vitin 2012 si 13-vjeçar. Videot e tij vlerësohen si shumë interesante nga miliona ndjekësit e tij. Pasuria e tij konsiderohet të jetë 500 milionë dollarë. Në vitin 2023 ndërtoi 100 bunarë në Afrikë për të ofruar ujë të pastër për rreth gjysmë milioni njerëz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!