×
  • Extra
  • Extra

    Zafir Berisha: Vitin e ardhshëm rritëm edhe 2cm dhe bëhem Ministër

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 10:28

    Zafir Berisha, pasi u emërua në pozitën e koordinatorit nacional të Kosovës për sulme kibernetike ka ironizuar kur është pyetur për specifikat që posedon për të ushtruar këtë pozitë.


    Ai ka thënë se është i gjatë 1.83 metra dhe askush nuk është nga kolegët si ai.

    “Jam i gjatë 1.83 metra. Për këtë jam specifik. Askush nga kolegët e mi nuk është sa unë”, ka deklaruar ai.

    Por sot një nga gazetaret e T7 ka shkuar në zyrën e zv.ministrit për ta matur nëse e ka një gjatësi të  tillë trupore.

    Pasi gazetarja i tha se qenka 1 metër e 80 cm, Berisha ka ironizuar sërish duke thënë se vitin e ardhshëm do të arrijë gjatësinë 1 metër e 83 cm, shkruan Reporteri.net.

    “Mundësisht vitin e ardhshëm nëse rritem edhe 2 cm do të jem edhe ministër, do të jem edhe më atraktiv pasi po shkon me gjatësi”, ka thënë Berisha.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!