×
  • Extra
  • Extra

    Zanati i bukëpjekësit bëri që ai stërvitjet dhe ëndrën e tij në sport ta realizoj më vonë

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 19:37

    Vëllezërit Bajrami janë ndër shqiptarët e shumtë që kanë lënë gjurmë në historinë e Boksit.


    Tefik Bajrami sic njihët edhe me nofkën “Uragani” shqiptar pas largimit nga Kosova në vitin 1992 rrugën e pasionit të tij e ndoqi në Zvicër..

    Edhe ai si shumë bashkëmoshatar të tij në atë kohë, më shumë dhimbje është larguar nga atdheu i tij në atē periudhë, ku ishte vetëm 15 vjecar.

    Fillmisht në Zvicër filloj punën si bukëpjekës, ku dhe përfundoj zanatin në këtë drejtim.

    Zanati i bukpjekësit bëri që ai stërvitjet dhe ëndrën e tij në sport ta realizoj më vonë.

    Gjatë intervistës së tij në emisonin “Rrëfim Suksesi“ ai shpalos të gjitha sfidat e peripetitë deri tek titulli “kampion boksi në versionin WBU“ në vitin 2017.

    Arritja deri ketu ka qenë një rrugë e gjatë, e cila është arritur me përkushtim, kohe, focus dhe stërvitje profesionale.

    ‘Pas 22 viteve karriere sot kam arrituar atë qka kam ëndërruar, kjo është e mjaftueshme, në të ardhmen dua bëj gjëra që nuk kam pasur kohë ti arrija në dekadat e kaluara” Ka thënë Tefik Bajrami kështu duke u tërhequr nga ky sport që nga viti 2019.

    Ai gjatë këtyre viteve ka zhvilluar 18 ndeshje profesionale, 17 nga to me fitore dhe 12 më nokaut.

    Fokusi I tij tani është shkolla “Kampfsportschule Bajrami” në qytetin e Luzernit, shkollë të cilen e kanë ndërtuar vëllëzerit Bajrami që nga viti 2004.

    Përvojat e tyre i ndajnë me gjerenata të reja, kështu duke nxjerre edhe kampionë të tjerë në boks, kikboks dhe karate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!