×
  • Extra
  • Extra

    Zbulohen pas 70 vitesh: Këto ishin fjalët e fundit të Hitlerit!

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 12:09

    Koloneli i përgjithshëm, Hans Baur, i cili ishte pilot personal  dhe miku  i ngushtë i Adolf Hitlerit, zbuloi në ditarin e tij se fjalët e fundit të liderit nazist në ditën kur kreu vetëvrasje ishin: “Sot marr fund”, transmeton Reporteri.net.


    Ditari i Bauros ndriçon ditët e fundit të udhëheqësit të Rajhut në ditët përpara rënies së Berlinit, kur u pushtua nga trupat sovjetike më 1945. Sipas pilotit, ai u përpoq të bindte Hitlerin se kishte akoma aeroplanë për ta transportuar atë në Japoni, Argjentinë apo te ndonjë sheik, të cilët janë akoma “dashamirës ndaj tij për politikën e tij ndaj hebrenjve”.

    Megjithatë, Hitleri e refuzoi ofertën, duke këmbëngulur se do të “mbijetonte ose do të binte bashkë me Berlinin”.

    Piloti i Hitlerit pohon se kreu nazist kishte frikë se sovjetikët do të përdorin bomba me gaz sepse e dinin se po fshihej në bunkerin në të cilin kreu vetëvrasje.

    Baur u përpoq të ikte nga Rajhu, por u arrestua dhe kaloi disa vjet në burgun sovjetik. Ai vdiq në vitin 1993 në moshën 96 vjeçare. Piloti i Firerit shkroi se Hitleri iu afrua dhe e kapi për të dy duart. “Baur, dua që ti të më falësh. Ka ardhur koha. Gjeneralët e mi më kanë tradhtuar, ushtarët e mi nuk duan që të vazhdojnë të luftojnë dhe unë nuk mund të vazhdoj”, citohet ti ketë thënë atij Adolf Hitler.

    Baur tha se besimi i plotë i Hitlerit në të çoi në një “marrëdhënie shumë më intime dhe miqësore” dhe udhëheqësi i nazistëve e quajti atë një mik personal. Hitleri  ksihte marrë pjesë në dasmën e pilotit dhe i kishte dhuruar një makinë për ditëlindjen e 40-të.

    Pikëpamjet e Bauros për jetën brenda Rajhut u botuan së pari në Gjermani mbi 50 vjet më parë, por u ribotuan në Britani kohëve të fundit me titullin “Isha pilot i Hitlerit”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!