×
  • Extra
  • Extra

    Zbulohet qyteti më i shtrenjtë në botë

    Reporteri
    08 Gusht 2024 | 18:59

    Gjeneva është qyteti më i shtrenjtë për të jetuar, sipas një të dhëne të re.

    Kompania e të dhënave “Numbeo” ka gjetur se qyteti zviceran ka koston e jetës më të lartën nga të gjitha.

    Në vendin e dytë është po ashtu një tjetër qytet i Zvicrës, Cyrihu. New Yorku vjen i treti, raportoi SkyNews.

    Për çudinë e shumëkujt, Londra nuk hyn as në listën prej 10 qyteteve të parë më të shtrenjta. Ajo është e 13-a.

    Kompania e të dhënave merr për bazë faktorë si kostoja e gjërave ushqimore, të ngrëniet në restorante, kostot e qirasë, etj.

    Gjeneva

    Cyrih

    New York

    San Francisco

    Boston

    Reikjavik

    Washington

    Seattle

    Los Angeles

    Chicago

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!