×
  • Extra
  • Extra

    Zgjedhjet në SHBA, kjo është mënyra se si votojnë astronautët e NASA-s në hapësirë

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 17:16

    “Ashtu si format e tjera të votimit në mungesë, votimi nga hapësira fillon me një Federal Postcard Application, ose FPCA”, thotë NASA në faqen e saj të internetit, shkruan FoxNews.


    “Është e njëjta formë që anëtarët ushtarakë dhe familjet e tyre plotësojnë ndërsa shërbejnë jashtë SHBA-së”.

    NASA vëren se për shkak se astronautët shkojnë në Houston për trajnimin e tyre, shumica zgjedhin të votojnë si banorë të Teksasit.

    “Sigurisht, astronautët e NASA-s vijnë nga të gjitha anët, kështu që ata që dëshirojnë të votojnë si banorë të shteteve të tyre mund të punojnë me qarqet e tyre për të bërë marrëveshje të veçanta për të votuar nga hapësira”, shton ajo.

    Pasi të miratohet FCPA, nëpunësi i qarkut i cili menaxhon zgjedhjet në rajonin e shtëpisë së astronautit dërgon një fletë votimi provë tek një ekip në “Johnson Space Center” të NASA-s, sipas NASA-s.

    Një kompjuter provë i stacionit hapësinor përdoret më pas për të provuar nëse mund të plotësohet dhe dërgohet përsëri te nëpunësi i qarkut.

    “Pas një testi të suksesshëm, një votim elektronik i sigurt i gjeneruar nga zyra e Nëpunësit të Harris County dhe qarqeve përreth në Teksas, është i lidhur nga Qendra e Kontrollit të Misionit me anëtarin e ekuipazhit të votimit”, thotë NASA. “Një postë elektronike me kredenciale specifike të anëtarëve të ekuipazhit dërgohet nga Zyrtari i Qarkut te astronauti. Këto kredenciale lejojnë anëtarin e ekuipazhit të ketë qasje në votimin e sigurt”.

    “Astronauti do të hedhë votën dhe fleta e votimit e sigurt, e përfunduar dorëzohet përsëri në Zyrën e Nëpunësit të Qarkut me e-mail për t’u regjistruar zyrtarisht”, shton NASA. “Nëpunësi ka fjalëkalimin e tyre për të siguruar që ata janë i vetmi që mund të hapë fletët e votimit. Është një proces i shpejtë dhe astronauti duhet të jetë i sigurt që ta paraqesë atë deri në orën 19:00 në Ditën e Zgjedhjeve nëse voton si banor i Teksasit”.

    Në vitin 2016, astronauti i NASA-s, Shane Kimbrough, i cili në atë kohë ishte i vetmi amerikan jashtë planetit, votoi në zgjedhjet presidenciale nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

    NASA shpjegoi se sistemi u përdor për herë të parë në vitin 1997 për ish-astronautin David Wolf kur ai po fluturonte me një mision me kohë të gjatë në stacionin e vjetër rus hapësinor Mir.

    Për shkak se misioni i Wolf zgjati deri pas Ditës së Zgjedhjeve, procesi u krijua për t’ia mundësuar atij të votojë në hapësirë.

    Por në vitin 2020, shkruan FoxNews, përcjell Telegrafi, më shumë astronautë të NASA-s do të hedhin votat e tyre në hapësirë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!