×
  • Extra
  • Extra

    Zhytej çdo ditë në lum për të gjetur trupin e vajzës, babai i 15-vjeçares: Doja ta përqafoja për herë të fundit

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 10:34

    Merr fundi makthi i 37 vjeçari, Ahmed Ben Daoud, i cili zhytej çdo ditë në lum në kërkim të trupit të vajzës së tij.


    Trupi i Hafsa, 15 vjeçarja e cila u mor nga lumi në San Pietro në Itali më 1 shtator, u nxorr nga uji mëngjesin e 19 shtatorit.

    Identifikimi i trupit u bë pasditen e sotme falë punës së mjekësisë ligjore.

    Kufoma u gjet kur një polic në pension po peshkonte në zonën në fjalë, ndërsa identifikimin e 15 vjeçares e bëri vetë i ati i saj.

    Hansa, me origjinë marokene, jetonte prej 10 vitesh në Itali, ndërsa i ati që nga dita e tragjedisë nuk rreshti kurrë së kërkuari trupin e vajzës.

    Sapo mësoi se ishte gjetur një trup nxitoi për të mësuar të vërtetën.

    “Doja shumë të ishte ajo, doja t’i thoja lamtumirë, ta përqafoja për të fundit herë e pastaj të shpresoja se do të rikthehesha të jetoja duke ditur se e bëra deri në fund detyrën time si baba. Vetëm atëherë do të gjeja paqe.”, ka thënë 37 vjeçare, citojnë mediet italiane.

    Trupi u tërhoq nga familjarët, ndërsa ceremonia mortore me shumë mundësi do të kryhet në Marok.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!