×
  • Extra
  • Extra

    Zhytësi amerikan bëhet njeriu i parë që ua prek fundin të gjitha oqeaneve

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 10:25

    Zhytësi dhe aventurieri amerikan, Victor Vescovo, është bërë personi i parë në botë që është futur në pikat më të thella të të gjitha oqeaneve të planetit.


    Zhytja e tij e pestë dhe e fundit u bë në pikën më të thellë të Oqeanit të Ngrirë të Veriut, të quajtur “Vrima e Molloy-t”, e cila ndodhet rreth 5.5 kilometra në thellësi të detit.

    Ky sukses i tij erdhi pas zhytjes në pikat më të thella të Oqeanit Atlantik, Oqeanit Indian, Oqeanit Paqësor dhe Oqeanit Jugor. Ekipi i milionerit amerikan gjithashtu e vizitoi anijen e fundosur të Titanikut, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Pika më e thellë në Oqeanin e Ngrirë të Veriut ndodhet rreth 275 kilometra në perëndim të arkipelagut “Svalbard”, i cili është pjesë e territorit të Norvegjisë.

    Thellësia e regjistruar në këtë vend ishte 5550 metra, me mundësi gabimi në matje plus/minus 14 metra. Kjo është hera e parë që një njeri shkon në këtë lokacion nënujor.

    Zhytësi milioner tha: “Këto gjëra duhet të bëhen. Unë i përkas filozofisë që thotë se ne jemi vendosur këtu jo vetëm për të mbijetuar apo për t’u ndier rehat, por edhe për të dhënë kontribut në ndonjë mënyrë. Rruga që zgjodha unë është një aventurë dhe mendoj se kjo është diçka që mund të na çojë përpara si specie”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!