×
  • Extra
  • Extra

    Zhytësi me prejardhje shqiptare prek fundin e Oqeanit Paqësor

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 23:19

    Askush nuk e ka prekur fundin e oqeanit në pikën më të ulët.


    Por është Viktor Vescovo, amerikani me prejardhje shqiptare, që do të provoj të zhytet më së thelli në ujë, 11 mijë metra.

    E për ta provuar sfidën, zhytësi që ka vendosur flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare në krahun e djathtë, po bën përgatitjen e fundit.

    Më pas, hyri në kuvertë, e u lëshua për ta filluar eksplorimin e Oqeanit Paqësor.

    Koordinatat po i merr nga komanda.

    Pas lundrimit të gjatë, gjenden hiq më pak se 11 mijë metra nën ujë.

    Gëzimi nuk mund të përshkruhet nga ekuipazhi që po e mbështeste nga lartësia.

    Këtu Vescovo po sheh diçka që rrallë herë syri i njeriut mund të zë.

    Por, edhe plastikë e mbeturina të dëmshme për gjallesat.

    E pasi e arriti një rekord, zhytësi me prejardhje shqiptare doli i ngazëllyer.

    Zhytësi tha se ajo çka kishte parë në thellësi, ishte përvoja më e mirë jetësore.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!