×
  • Extra
  • Extra

    “Zona 51”: Forcat Ajrore të SHBA-ve paralajmërojnë “gjuetarët e alienëve”

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 18:34

    Pas nënshkrimit të peticionit online nga rreth 1.5 milionë njerëz për të pushtuar bazën e Forcave Ajrore të SHBA-ve, pasi dyshimit se atje fshihen UFO-t, Forcat Ajrore u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos hynë në këtë zonë.


    Thirrja për ta pushtuar të famshmen dhe misteriozen “Zona 51” më 20 shtator, u bë nga Matty Roberts në fund të muajit qershor.

    Por zyrtarët ushtarakë kanë paralajmëruar të gjithë ata që dëshirojnë të futen në këtë bazë të fshehtë.

    Ndonëse kjo gjë nisi si një shaka e tij, shkaktoi “stuhi” në internet ku rreth 1.5 milionë njerëz nënshkruan peticionin online për të pushtuar bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së, pasi dyshojnë se atje fshihen UFO-t.

    Duke parë interesin e frikshëm të njerëzve, Roberts të hënën kontaktoi faqen e lajmeve NPR nën pseudonimin ‘Val’, për të sqaruar se faqja në Facebook ishte vetëm ‘satirike’.
    “Unë vetëm mendova se do të ishte një ide qesharake për faqen e memeve,” tha ai përmes Facebook.

    ‘Zona 51’ është baza e Forcave Ajrore të SHBA-së, ku testohen avionë të fshehtë që nga vitet 1950. Makinat e famshme të zhvilluara atje përfshijnë aeroplanët spiunë U-2 dhe SR-71 Blackbird dhe Nighthawk F-117A.

    Teoricienët e konspiracionit pohojnë se baza ishte përdorur për të hulumtuar një anije kozmike të dyshuar të shkatërruar në Rosëll, Neë Mexico, në vitin 1947.

    Roberts tha se shakaja e tij ishte frymëzuar nga intervista e fundit e Joe Rogan me Bob Lazarin, njeriun që pretendon se ka punuar në Zonën 51, duke thënë se atje ndodhen teknologji të jashtëtokësorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!