Diplomati britanik, John Stewart Duncan po dëshmon në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë dëshmisë së tij a e ka përmendur edhe Ramush Haradinajn, të cilin e ka cilësuar si të veçantë, duke e krahasuar me filmat e Rambos.

“Ata konsideroheshin luftëtarë të suksesshëm, donin të mbronin nderin e tyre. Ramushi është karakter i veçantë. Ishte si në filmat e Rambos, kishte emblemë në krah. Fliste kogja, i dëgjohej zëri shpesh”, tha Duncan.

Reklamë