Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Sadriu-Lushaku, ka dalë në konferencë për media.
Ajo ka thënë se për sa kohë nuk ka marrëveshje politike, LDK nuk qëndron në sallë.
“Për aq kohë sa emrat nuk janë konsensual nuk janë të dakorduara me marrëveshje politike nuk do të qëndrojmë në sallë”, ka thënë ajo.
Sadriu-Lushaku, ka thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje është rrugë një njëkahëshe, që çon në drejtim të zgjedhjeve të panevojshme.
Këtë deklaratë ajo e dha gjatë një konference për media.
“Kjo është një rrugë një njëkahësh, pa krye, është drejtim kah zgjedhjet e reja që janë të panevojshme dhe e paraqet tendencën për t’i kapur institucionet kryesore politike në vend që e rreziko sistemin demokratik të Kosovës”.
“Absolutisht e kemi dhënë kontributin tonë në dialog në takime, kemi dhënë gatishmëri që të japim edhe kontributin tonë për një marrëveshje politike”, ka thënë ajo.