Pas përfundimit të protestës masive në Tiranë për mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Kryetari i Grupit Socialist në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka postuar një foto ku shfaqet krah Përparim Ramës, Kryetarit të Prishtinës, dhe Endrit Thaçit, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në status, Balla e lavdëron Ramën duke e quajtur “kryetari më i mirë i Prishtinës”.
“Më të fortë kur jemi bashkë ? Me Kryetarin më të mirë të Prishtinës, Përparim Rama, i cili po e zbukuron atë çdo ditë, dhe djalin e Presidentit Thaçi, Endritin, sonte në kryeqytetin e shqiptarëve ???”