×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Kuvendi

    Abdixhiku i reagon PDK-së që e votoi Bashën: Gabim i pafalshëm, aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë

    Reporteri
    26 Gusht 2025 | 12:23

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar i ri i kuvendit të Kosovës, i ka reaguar PDK-së që e votoi Bashën. Ai ka thënë se kjo është fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.

    Abdixhiku ka shtuar se “kështu e projektojnë Republikën”.

    Ai ka thënë se “aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë”.

    “Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!