×
  • Raporto
  • Fokus

    “Betimi për Drejtësi”: Arrestohet Faruk Mujka, dyshohet për korrupsion

    Reporteri
    14 Korrik 2023 | 10:46

    “Betimi për Drejtësi” raporton se sot në një aksion është arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.

    Mujka ishte nënkryetar i Mitrovicës, në kohën sa kjo komunë udhëhiqej nga Kryetari Agim Bahtiri. Mujka njëherësh ishte edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

    Sipas raportimeve të mediave, ish-nënkryetari i Mitrovicës kishte qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq. Këto pretendime, Mujka nuk i ka mohuar asnjëherë.

    “Sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës. Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kanë qenë me mua ne jull”, kishte shkruar Mujka në një reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!