“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, për kë do të votonit?”, është pyetja e sondazhit online të hapur në faqen në Facebook të gazetës online Reporteri.net, të cilit tashmë i janë bashkuar rreth 1400 ndjekës/votues.
Tre orë pas hapjes të sondazhit online, LVV-ja e Albin Kurtit ka arritur sërish të radhitet e para me vota të ndjekësve të faqes “Reporteri” në Facebook.
E përqindja është dekurajuese për partitë tjera. LVV rezulton me 54% të votave (755 vota) të këtij sondazhi online të cilit iu janë bashkuar tashmë gati 1400 ndjekës.
Pas tyre radhitet PDK’ja e Memli Krasniqit, e cila në dy orët e para befasoi duke kryesuar sondazhin. PDK aktualisht rënkohet e dyta, me 28% të votave të sondazhit online (393 vota).
E treta del LDK-ja e Lumir Abdixhikut, me 180 vota (14%). E AAK-ja e Ramush Haradinajt mbetet ende e fundit në sondazhin online, me vetëm 45 vota (4%).
Sondazhi po vazhdon. Rezultatet po ndryshojnë shpejtë, dhe ne, gjatë 24 orëve të ardhshme, do t’ju mbajmë të përditësuar me rezultatet e sondazhit online.
VËMENDJE: Pjesëmarrës/votues në këtë sondazh online janë ‘users’ të regjistruar në Facebook dhe që ndjekin faqen “Reporteri” në Facebook. Vërtetësia e tyre mbetet e paverifikuar, sikurse edhe sondazhi online dhe rezultatet e tij nuk pretendojnë se janë kredibile dhe as se janë të zhvilluara sipas formulave dhe teknikave shkencore të matjeve të opinionit publik/sondazheve.


