Depueti i LDK-së, Arben Gashi ka folur pas dështimit të 21-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai para mediave deklaroi se Albulena Haxhiut, suksesin ia mundëson partia e saj.

“Suksesin ia mundëson partia e vet e cila po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën. Mendoj se është degraduese dhe e panevojshme si gjuhë e tillë”, deklaroi Gashi.

Reklamë

Gashi theksoi se duhet të formohen sa më shpejt institucionet ose të shkohet në zgjedhje.