Deputeti i PDK-së, Nait Hasani duke folur mbi bllokadën parlamentare, tha se problemi qëndron tek kryetarët e partive.
Hasani tha se zgjidhjen duhet ta ofrojë partia e parë.
“Nuk jemi armiq mes veti, jemi kundërshtarë politikë. Problemi është tek kryetarët e partive. Partia e parë problemi është se nuk po hapin mundësi. Nuk është me rëndësi cili është votimi i fshehtë apo i hapur, unë e kam qëndrimin tim. Ata duhet të hapin mundësi dhe ne të përgjigjemi. Ai (Kurti) duhet ta kuptoj një herë e përgjithmonë se nuk i ka fituar zgjedhjet, është partia e parë, por nuk i ka fituar zgjedhjet”, u shpreh Hasani para mediave.
Ai tha se është hera e fundit që sot vjen në Kuvend,
“Unë për herë të fundit sot vi. 30. Në libër të Guinnessit jemi. Jo nuk do të vi më”, tha Hasani. /Reporteri.net/