×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Ish-shefi i NATO-s: Takimi Zelensky-Putin ndoshta nuk do të ndodhë

    Reporteri
    19 Gusht 2025 | 22:36

    Një takim midis Putin-it dhe Zelensky-it ndoshta nuk do të zhvillohet, pavarësisht sugjerimit të Donald Trump, thotë një ish-kreu i NATO-s. Anders Fogh Rasmussen, i cili drejtoi aleancën nga 2009 në 2014, thotë se Putin po “luan për kohë” dhe nuk ka asnjë qëllim real për të ndaluar luftën.

    “Presidenti Putin nuk është i interesuar për paqe. Prandaj ai e bindi Presidentin Trump që të mos lejonte një armëpushim si pikën e parë në procesin e paqes, por të shkonte direkt te negociatat për paqe”, thotë ai

    Rasmussen shton se është “i zhgënjyer” nga ajo që e përshkruan si lëvizjen e ngadaltë të Koalicionit të Gatshëm për garanci sigurie për Ukrainën.

    “Europa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta”, thotë ai, “dhe mendoj se hapi i parë i rëndësishëm në këtë drejtim do të ishte vendosja e një force sigurie në Ukrainë”./tvklan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!