×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    KQZ fillon publikimin e rezultateve zyrtare, këto janë votat e para të numëruara në Prishtinë

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 19:55

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet e sotme, shkruan Reporteri.net.

    Nga numërimi i dy vendvotimeve nga 268 sa janë në Prishtinë, prin Përparim Rama me 34.30 përqind, pasuar nga Hajrulla Çeku me 32.13 përqind dhe Uran Ismaili me 29.96 përqind.

    Rezultatet mund t’i ndiqni në këtë link.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se dalja në zgjedhjet e sotme ishte 39.07 përqind.

    “Deri në orën 19:00, 791 mijë e 123 votues 39.37 përqind”, ka deklaruar Kreu i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi.

    Radoniqi njoftoi se në disa vendvotime, ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për kryetarë të komunave.

    Në zgjedhjet paraprake, ai tha se dalja ka qenë 43 për qind./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!